Telegrafi

Chelsea kap me një dorë titullin e Ligës Premier, Middlesbrough bie një kategori më poshtë (Video)

Chelsea ka fituar me lehtësi në shtëpi ndaj Middlesbrough me rezultat 3-0, dhe është një hap larg titullit të Ligës Premier, ndërsa mysafirët kanë humbur statusin e skuadrës së Ligës Premier për sezonin e ardhshëm pas kësaj humbje.

Skuadra e Antonio Contes ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, duke iu afruar shumë titullit kampion për këtë sezon, pasi “Blutë” e dominuan gjithë ndeshjen dhe fitorja u sigurua thuajse në pjesën e parë, ku i shënuan dy gola.

Serinë e golave e hapi sulmuesi spanjoll, Diego Costa, i cili shënoi një gol të bukur nga afërsia në minutën e 23 pas asistimit të Cesc Fabregas.

Festa e Costas pas golit të shënuar

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes spanjolli tjetër, Marcos Alonso që shënoi pas asistimit të Cesar Azpilicueta në minutën e 34 dhe me këtë pjesë skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Momenti i golit nga Alonso

Në pjesën e dytë, Chelsea arriti të menaxhoj mirë epërsisë ndaj Middlesbrough duke shënuar edhe një gol dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Goli i tretë u shënua nga Nemanja Matic në minutën e 65, pas asistimit të Fabrgas, dhe Blutë siguruan fitoren me rezultat përfundimtar 3-0.

Fytyra të ngrysura nga futbollistët mysafirë

Pas kësaj fitore, Chelsea ka ngritur epërsisë në shtatë pikë ndaj vendit të dytë, Tottenhamit, ndërsa Middlesbrough edhe zyrtarisht bie një kategori më poshtë. /Telegrafi/