Telegrafi

Chelsea kalon në gjysmëfinale të FA Cup me fitoren komode ndaj Sheffieldit

Foto: Chelsea FC/Twitter

Chelsea ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pas fitores komode 2-0 ndaj Sheffield United në çerekfinale.

The Blues e filluan takimin mjaftë mirë, duke krijuar disa shanse shënimi, mirëpo u mungoi konkretizimi.

Por, ishte minuta e 24-të, kur nga një goditje e Ben Chilëell, Oliver Norwood devijoi topin, për ta futur në portën e tij.

Nga ky gol, blutë u frymëzuan edhe më shumë, por Sheffieldi nuk u zmbraps.

Në 45 minutat e dytë, Chelsea rrezikoi me anë të Christian Pulisic që bëri një goditje të fuqishme në minutën e 47-të, por portieri bëri një pritje fantastike.

Mysafirët rrezikuan më pas me David McGoldrick (68’), që lëshoi një mundësi të artë përballë Kepa Arrizabalagas.

Me disa zëvendësime, Thomas Tuchel kërkonte një fitore më komode dhe e arriti atë në minutë e 90+2-të me anë të Hakim Ziyech. /Telegrafi/