Chelsea ka kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pas fitores 2-1 në udhëtim te Rennes.
The Blues e filluan mjaftë mirë takimin dhe nga minuta e parë e kishin nën pronësi topin.
Ishte minuta e 22-të, kur Mason Mount dhuroi një asistim perfekt për Callum Hudson-Odoin që e mposhti me lehtësi portierin kundërshtar.
1-0!! @Calteck10 scores! ⚡️
🔴 0-1 🔵 [22’] #RENCHE pic.twitter.com/A0MGHoCSwD
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 24, 2020
Por, Rennes më pas filloi të këndellej, dhe krijoi disa shanse të rrezikshme.
Po mos të ishte intervenimi i mrekullueshëm i Eduard Mendyt dhe Thiago Silvas, Chelsea do të pranonte gola, shkaku i gabimeve nga Ben Chilwell.
We're ahead at half-time! 🙌#RENCHE pic.twitter.com/K4kj2uS3LM
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 24, 2020
Në pjesën e dytë, skuadra londineze tentoi të shënonte edhe golin e dytë, të cilin e arriti me shumë vështirësi.
Shanset ideale për gol për Chelsean i kishin Timor Werner që shënoi gol në minutën e 47-të, mirëpo u anulua për pozitë jashtë loje.
Werner has the ball in the back of the net early on, but the assistant’s flag rules it offside.
🔴 0-1 🔵 [47’] #RENCHE
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 24, 2020
Rennes më pas rrezikoi me anë të Guirassy që arriti të mposhte ish-bashkelojtarin e tij Mendyn, në minutën e 85-të, duke i marrë keshtu bluve një pikë të artë
Mysafirët u këndellen nga ky gol dhe kërkuan më shumë duke arritur të rikthenin epërsinë me anë të Olivier Giroud që shënoi në minutën e 90+1.
Chelsea është lider i Grupit E me dhjetë pikë, aq sa ka edhe Sevilla që po ashtu mposhti Krasnodarin me rezulat 2-1 që së bashku me Rennes kanë nga një sosh. /Telegrafi/
https://twitter.com/rushhcfc/status/1331323530760253440
Callum Hudson-Odoi puts Chelsea 1-0 up with a fantastically taken goal.
Mason Mount also deserves massive credit – what an excellent assist. 🤩https://t.co/2zjN8y19af
— LDN (@LDNFootbalI) November 24, 2020