Telegrafi

Chelsea ka zhvilluar takim me trajnerin e Sporting Lisbonës, Ruben Amorim – ai është futur në listën e ngushtë ku janë edhe pesë të tjerë

Chelsea ka intervistuar trajnerin e Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, pasi vazhdon të jetë në kërkim të trajnerit të ri.

Blutë po punojnë që të gjejnë pasardhësin afatgjatë të Graham Potter në Stamford Bridge, i cili u shkarkua disa javë më parë.

Ish-mesfushori portugez dhe trajneri aktual i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim është intervistuar nga Todd Boehly në lidhje me punën e përhershme në Chelsea.

Boehly ka folur gjithashtu me ish-trajnerin e Spanjës, Luis Enrique, ndërsa në listë janë edhe Julien Nagelsmann dhe Marco Silva.

Frank Lampard, trajneri i përkohshëm deri në fund të sezonit, po përpiqet gjithashtu të bëjë përshtypje dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë për të marrë postin me kohë të plotë për herë të dytë.

Portugezi e udhëhoqi Sportingun drejt titullit të tyre të parë në 19 vjet, kur ata përfunduan në krye në vitin 2021. Ai ka fituar tre Kupa Portugeze, dy me Sportingun dhe një me ish-klubin e tij, Braga.

Sporting eliminoi liderët e Ligën Premier, Arsenalin nga Liga e Evropës, ndërsa në çerekfinale ka humbur nga Juventusi në ndeshjen e parë. /Telegrafi/