Sipas Daily Mail, Chelsea po planifikon bisedime me Conor Gallagher për të ardhmen e tij afatgjatë.
Mesfushori po hyn në 18 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale me Blutë – dhe klubi londinez është shquar për vendosmërinë e tyre për të shmangur situata të tilla që nga marrja nën pronësi e kloubit nga Todd Boehly.
Chelsea në fakt është i kënaqur me formën e Gallagher. 23-vjeçari ka nisur të gjitha ndeshjet, përveç një ndeshjeje këtë sezon, duke qenë kapiten i skuadrës në mungesë të Reece James dhe Ben Chilwell.
Mauricio Pochettino është gjithashtu një mbështetës i dukshëm i Gallagher, i cili dëshironte ta mbante atë edhe pse Chelsea ishte i hapur për të pranuar oferta nga West Ham dhe Tottenham gjatë verës.
Megjithatë, duket se mesfushori do të përballet me një zgjedhje: ose të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë ose të dalë në shitje.
Ai natyrisht se pritet të rinovojë, shkaku që është lojtar i akademisë dhe është shumë i lumtur me trajtimin në klub. /Telegrafi/