Telegrafi

Chelsea ka shprehur interesim për Thomas Strakoshën

(Foto: Instagram/thomas_strakosha)

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Chelsea ka shprehur interesim për shërbimet e Thomas Strakoshës.

Portieri shqiptar do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Lazio, ku qëndroi në dhjetë vitet e fundit.

Ai kishte shkuar në ekipin e të rinjve në kryeqytetin italian, para se të përfshihej në ekipin e parë. Gjatë kësaj periudhe për një sezon (2015/2016) ka qenë i huazuar te Salernitana.

Kepa Arrizabalaga është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Blutë dhe nëse ndodh kjo, atëherë mund t’i bëhet ofertë shqiptarit 27 vjeçar.

Lexo po ashtu Strakosha largohet në fund të sezonit nga Lazio, ka marrëveshje personale me skuadrën londineze

“Thomas Strakosha është duke joshur interesime tash kur është në dispozicion si transfer i lirë”.

“Chelsea është duke e konsideruar si një nga opsionet, por vetëm në rast se Kepa largohet nga klubi këtë verë”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/