Chelsea nuk heq dorë nga Radja Nainggolan dhe mesfushori belg i Romës është objektivi i parë i Bluve të Londrës në janar.
Sipas mediave angleze Roman Abramovich presidenti i Chelseat me kërkesë të trajnerit Antonio Conte po bën gati një ofertë të majme prej rreth 50 milionë eurosh për të bindur skuadrën e Romës për të lërë të lirë 28-vjeçarin me origjinë indoneziane.
Një pjesë të mirë të parave të fituara nga shitja e brazilianit Oscar te skuadra kineze e Shanghai Sipg drejtuesit e Chelseat po mendojnë t’i shpenzojnë për Radja Nainggolan.
Megjithatë ky operacion nuk është aspak i thjeshtë për Chelsean pasi Roma nuk dëshiron ta shesë lojtarin ndërkohë që edhe vetë mesfushori i përfaqësues belge i ka thënë njëherë jo, Bluve të Londrës përpara disa muajsh.
Në këtë mënyrë do të jetë shumë e vështirë që Nainggolan të lëvizë në Janar edhe pse Antonio Conte dhe Chelsea nuk heqin dorë dhe do të bëjnë ta pamundurën që 28-vjeçari të jetë një futbollist i Bluve të Londrës.