Klubi anglez, Chelsea synon ta kompletojë shumë shpejt transferimin e Kalidou Koulibaly nga Napoli, pasi më parë arriti marrëveshje personale me lojtarin.
Koulibaly arriti marrëveshje personale me Blutë e Londrës gjatë të martës për një kontratë pesëvjeçare.
Kushtet personale thuhet se rënë dakord për 10 milionë euro pagë neto në vit dhe tani ka mbetur vetëm që klubet të përfundojnë marrëveshjen.
Sipas Sky Sport Italia, Chelsea është i përgatitur të paraqesë ofertën përfundimtare, zyrtare për Koulibalyn.
Oferta e Bluve drejt Napolit thuhet se peshon 38 milionë euro plus bonuse, që shkojnë në vlerën maksimale të transferimit në 40 milionë euro.
Napoli thuhet se mund të pranojë këtë ofertë, pasi propozimi fillestar me vlerë 35 milionë euro u refuzua.
Ndryshe, 31-vjeçari iu bashkua Napolit në një marrëveshje prej 7.7 milionë eurosh nga Genk në verën e vitit 2014. Ai ka luajtur 317 ndeshje me Partenopei. /Telegrafi/