Telegrafi

Chelsea ka gati ofertën për transferimin e Butland

LONDON, ENGLAND - MARCH 27: Jack Butland of England gives his team instructions during the International friendly between England and Italy at Wembley Stadium on March 27, 2018 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Chelsea ka bërë ndryshime në stafin drejtues ku Antonio Conte është larguar për të ardhur në krye të skuadrës Maurizio Sarri.

Por londinezët pritet të bëjnë ndryshime edhe në portë me belgun Thibaut Courtois që pritet të largohet.

Reprezentuesi belg ka shprehur hapur dëshirën për t’iu bashkuar kampionëve të Evropës, Real Madrid.

Chelsea duket se nuk do ta ndalojë këtë transferim dhe pritet të fitojë rreth 35 milionë euro.

Jack Butland. (Getty Images)

Gjiganti anglez tanimë ka gjetur edhe zëvendësuesin e Courtois, e që është Jack Butland.

Reprezentuesi anglez ka rënë me klubin e tij Stoke City nga elita e futbollit anglez dhe ka kërkuar largimin.

Stoke gjithashtu ka shprehur dëshirë ta lë të lirë lojtarin nëse vije një ofertë prej 20 milionë funteve.

Sipas medieve angleze, Chelsea ka gati ofertën prej 20 milionë funteve për transferimin e 25-vjeçarit në Stamford Bridges. /Telegrafi/