Site icon Telegrafi

Chelsea ka gati ofertën e lartë për Bayernin dhe super-pagën për Vidalin

Chelsea është gati të lansojë një ofertë në muajin janar për mesfushorin e Bayern Munichut, kilianin Arturo Vidal.

Kampioni aktual i Ligës Premier thuhet se ka kthyer shikimin e tyre kah kiliani i Bayernit, Vidal.

Sipas mediumit britanik The Sun, Chelsea po përgatit një ofertë fillestare në drejtim të tij, e cila kap shifrën prej 33 milionë funtesh.

Lexo po ashtu Heynckes ia mbyll derën Interin dhe Chelseat për Vidalin

Por, kampionët gjermanë thuhet se nuk janë të njëjtit mendim, pasi e vlerësojnë yllin e tyre me një shifër të afërt me 53 milionë funte apo rreth 60 milionë euro.

Vidal është ringjallur me formën e tij nën drejtimin e Jupp Heynckes

Chelsea gjithashtu i ka ofruar Vidalit një kontratë katërvjeçare me vlerë prej 13.4 milionë funtesh në sezon.

Trajneri i Bluve, italiani Antonio Conte ka folur për Vidalin, 30 vjeç, me fjalë të mëdha gjatë javëve të fundit.

Lexo po ashtu Ringjallja e Vidal nën drejtimin e Heynckes

Ai ka thënë tha se mesfushori kilian do ishte një lojtar që do të zgjidhte ta qonte në luftë, në kuptimin metaforik të fjalës.

Reprezentuesi 97-herësh i Kilit ka mbetur vetëm edhe 18 muaj në marrëveshjen katërvjeçare që ai nënshkroi për t’u bashkuar me kampionët gjermanë në 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version