Site icon Telegrafi

Chelsea ka gati një ofertë të lartë për Moises Caicedon, por ajo do të refuzohet nga Brightoni

Moises Caicedo vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Chelseat për repartin e mesfushës për sezonin e ri.

Mesfushori nga Ekuadori ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier dhe është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha.

Chelsea është duke kërkuar me ngulm të nënshkruajë me të dhe The Sun ka raportuar se janë duke përgatitur një ofertë të lartë për transferimin e ekuadorianit.

Londinezët kanë gati 80 milionë euro për transferimin e Caicedos, por kjo ofertë pritet të refuzohet nga Brightoni që kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë.

21-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë këtë edicion ka zhvilluar 39 ndeshje zyrtare me Brightonin ku ka realizuar një gol dhe ka një asistim.

Lexo po ashtu Caicedo e zbulon hapur se për cilën skuadër ëndërron të luajë

Caicedo është i gatshëm ta bëj hapin e madh në karrierë, por tani duhet bindur Brightoni që janë të vendosur të fitojnë 100 milionë euro nga shitja e tij.

Në garë për talentin ekuadorian janë edhe tre skuadrat tjera angleze si Manchester United, Liverpool dhe Arsenal. /Telegrafi/

Exit mobile version