Chelsea ka rikthyer interesimin për mbrojtësin francez Jules Kounde.
Kampioni në fuqi i Evropës e kërkoi me ngulm francezin gjatë verës, por Sevilla kishte refuzuar disa oferta radhazi për të.
Duke parë situatën alarmante në mbrojtje dhe me Antonio Rudiger, Cesar Azpilicueta e Andreas Christensen në fundin e kontratës, londinezët duan transferimin e Koundes në janar.
Tuttomercatoweb ka raportuar se Chelsea ka nisur në drejtim të Sevillës një ofertë zyrtare prej 55 milionë eurove plus pesë të tjera bonuse për lojtarin.
Sevilla është duke e diskutuar këtë ofertë dhe me shumë gjasë do ta pranojë, duke parë edhe dëshirën e madhe të lojtarit për t’iu bashkuar kampionëve në fuqi të Evropës.
23-vjeçari i ka bërë të qartë klubit andaluzian se dëshiron vetëm transferimin te Chelsea dhe se ka refuzuar një ofertë të majme nga Tottenham gjatë janarit.
Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, gjatë 48 orëve të ardhshme marrëveshja mes palëve pritet të finalizohet dhe Kounde të prezantohet si lojtar i ri i Chelseat. /Telegrafi/