Telegrafi

Chelsea ka gati 50 milionë euro për Vidalin

Arturo Vidal of Bayern Munich during the Bundesliga match between 1. FC Koln and FC Bayern Munich on March 19, 2016 at the RheinEnergieStadion in Koln, Germany.(Photo by VI Images via Getty Images)

Sipas “Don Balon”, Arturo Vidal po kërkon një sfidë të re dhe të luajë në Premier League për Chelsean nën urdhrat e ish trajnerit Antonio Conte.

Raportohet se londinezeët kanë një ofertë në tavolinë për Vidalin , për t’iu bashkuar atyre sezonin e ardhshëm.

Përflitet se 50 milionë euro mund të jetë shuma që skuadra e angleze ka për mesfushorin e Bayern Munichut.

Vidal ishte një nga lojtarët kryesorë të Contes kur luante te Juventusi, por gjithashtu është një lojtar i rëndësishëm edhe për Bayernin. /Telegrafi/