Telegrafi

Chelsea ka gati 48 milionë euro për Manolasin

Chelsea janë gati të nisin një ofertë për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.

Një qendërmbrojtës i ri është i pari në listën e dëshirës së verës së Antonio Conte pas largimit të kapitenit John Terry.

Lexo po ashtu Chelsea ofron 60 milionë për Koulibaly, Napoli e refuzon

Transmetuesi grek Sport FM 94.6 raporton se Manolas është pranë listës së caqeve të menaxherit të Chelsea së bashku me Leonardo Bonuccin e Juventusit dhe Kalidou Koulibaly të Napolit.

Dhe Chelsea thuhet se do të paraqesë këto ditë një ofertë për drejtuesit e Romës për reprezentuesin e Greqisë.

Oferta e kampionëve të Ligës Premier do të jetë me vlerë rreth 42 milionë funte apo 48 milionë euro. /Telegrafi/