Chelsea janë gati të nisin një ofertë për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.
Një qendërmbrojtës i ri është i pari në listën e dëshirës së verës së Antonio Conte pas largimit të kapitenit John Terry.
Transmetuesi grek Sport FM 94.6 raporton se Manolas është pranë listës së caqeve të menaxherit të Chelsea së bashku me Leonardo Bonuccin e Juventusit dhe Kalidou Koulibaly të Napolit.
Dhe Chelsea thuhet se do të paraqesë këto ditë një ofertë për drejtuesit e Romës për reprezentuesin e Greqisë.
Oferta e kampionëve të Ligës Premier do të jetë me vlerë rreth 42 milionë funte apo 48 milionë euro. /Telegrafi/