Telegrafi

Chelsea ka filluar të kompletohet, dy mbrojtës kthehen në stërvitje

Reece James dhe Axel Disasi janë rikthyer në stërvitje të plotë të mërkurën, ka raportuar Chelsea përmes faqes së internetit të klubit.

Kapiteni po lufton me një dëmtim të kofshës që nga gushti dhe është paraqitur vetëm një herë në Ligën Premier deri më tani këtë sezon.

Në anën tjetër francezi pësoi një dëmtim në kofshë javën e kaluar, pak para se të duhej të bashkohej me Francën.

Qendërmbrojtësi është paraqitur në çdo ndeshje të Bluve deri më tani këtë sezon.

Klubi ka njoftuar se dyshja kanë stërvitur me grupin dhe mund të jenë gati në ndeshjen derbi ndaj Arsenalit. /Telegrafi/