Site icon Telegrafi

Chelsea ka “dëgjuar pëshpëritje” se Kane nuk është shumë i lumtur në Allianz Arena, shkon me të gjitha forcat për anglezin

Chelsea thuhet se po planifikon një lëvizje shokuese për Harry Kane pasi dëgjoi disa informacione për situatën e tij aktuale në Bayern Munich.

Sulmuesi anglez bëri një kalim 100 milionë euro në Bayern në verë, duke i dhënë fund qëndrimit të tij të gjatë te Tottenhami, të cilin e la si golashënues rekord.

Kapiteni i Anglisë ka shënuar 28 gola në 29 ndeshje për Bavarezët, por tani ekziston mundësia që ai ta përfundojë sezonin pa trofe.

Bayern u eliminua nga DFB Pokal nga skuadra e divizionit të tretë Saarbrucken në nëntor dhe duket sikur seria e tyre e pabesueshme prej 11 titujsh radhazi të Bundesligës mund të marrë fund.

Skuadra e Thomas Tuchel u mund 3-0 nga Bayer Leverkusen e Xabi Alonso javën e kaluar dhe tani janë tetë pikë përpara ndeshjes së ardhshme të Bayernit.

Bayern humbi ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve ndaj Lazios në mesjavë, me Kane që i dha një vlerësim poshtërues ndeshjes, siç raportohet nga gazeta gjermane BILD.

Lexo po ashtu Arsenal dhe Chelsea në garë të ashpër për të siguruar shërbimet e yllit spanjoll

Dhe Wayne Veysey i Football Insider raporton se Chelsea po monitoron zhvillimet. Një raportim thotë se skuadra londineze po “dëgjon pëshpëritje” se Kane nuk është shumë i lumtur në Allianz Arena. Edhe pse lojtari ka qenë në Mynih vetëm disa muaj, thuhet se Blutë shpresojnë se ai dëshiron një rikthim të shpejtë në Ligën Premier.

Kane punoi me Mauricio Pochettino te Spurs dhe e çoi lojën e tij në një nivel tjetër. Thuhet se Chelsea do të ishte më se i lumtur të paguante një tarifë të ngjashme me atë që Bayern pagoi për ta marrë atë nga Spurs dhe për ta parë atë si një golashënues të garantuar që mund të bëjë diferencën në një ekip jashtëzakonisht të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version