Telegrafi

Chelsea, jo në nivelin e Cityt dhe Liverpoolit

Ish-sulmuesi i Chelseat, Tony Cascarino, nuk beson se ekipi i Atnonio Contes mund ta fitojë titullin këtë sezon.

Chelsea e fitoi ndeshjen e pestë radhazi në kampionat pa pranuar gol, duke qenë vetëm një pikë prapa liderit Liveprool.

“Nuk e di nëse ata do të jenë në gjendje që të mbajnë nivelin e Liverpoolit dhe Mancherster Cityt”.

“Nuk jam i sigurt nëse Chelsea mund ta bëjë këtë. Ne do të duhet të presim dhe të shohim për këtë”.

“Unë nuk do të kisha thënë muaj më parë se Chelsea është kandidat për titull. Por, tash që ka ndërruar formacioni, mendoj se ata po duken më të rrezikshëm”, u shpreh Cascarino. /Telegrafi/