Telegrafi

Chelsea interesohet për Florian Thauvin

Florian Thauvin (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Klubet po mendojnë të përforcojnë radhët e tyre në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori i Olympique Marseille, Florian Thauvin po lidhet me një kthim në Angli.

France Football shkruan sot se Chelsea është duke e vëzhguar për së afërmi ish-lojtarin e skuadrës së Newcastle Unitedit.

Lucas Hernandez dhe Florian Thauvin (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Thauvin pas rikthimit në Velodrome ka gjetur formën e dikurshme dhe po pëlqehet prej shume ekipeve evropiane.

The Blues e shohin 25-vjeçarin si një lojtar ideal për ta zëvendësuar Pedron ose Willianin, të cilët janë afër të 30-tave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e fundit rreth trasnferimeve

Por, pos anglezëve edhe tri skuadra të mëdha po kërkojnë shërbimet e majtakut – Bayern Munich, Inter dhe Atletico Madrid.

Ndryshe, Thauvin deri më tani është paraqitur në 50 raste për Marseille dhe ka shënuar 33 gola. /Telegrafi/