Erling Haaland vazhdon të mbetet njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, nga skuadrat e mëdha.
Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea e ka bërë prioritet transferimin e norvegjezit në afatin kalimtar të verës.
Londinezët duan me çdo kusht transferimin e tij, por problemi po qëndron te kërkesat e larta financiare të Dortmundit për lojtarin.
Mediat në Angli dhe ato në Gjermani kanë raportuar se Dortmund i ka kthyer një përgjigje Chelseat duke i treguar se nuk e kanë ndërmend ta ulin çmimin e kërkuar për yllin e tyre.
Verdhezinjtë duan vetëm 160 milionë euro për ta lënë të lirë gjigantin norvegjez i cili është shndërruar në një makineri golash.
20-vjeçari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Dortmundin, ku në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 41 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.
Chelsea do të tentojë të përfshijë ndonjë lojtar në marrëveshje në mënyrë që ta ul sado pak shumën e kërkuar nga Dortmund.
Gjiganti londinez është i vendosur të nënshkruajë me Haaland, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.
Vlen të theksohet se interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Real Madrid, Barcelona e Manchester City. /Telegrafi/