Site icon Telegrafi

Chelsea ia ofron dy ekipeve italiane Batshuayin si huazim

Michy Batshuayi. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Michy Batshuayi është me valixhe në duar duke pritur të vendoset skuadra e tij e re.

Sulmuesi belg nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të Chelseat, Frank Lampard.

Kësisoj londinezët kanë vendosur ta huazojnë sulmuesin dhe në garë për të janë dy skuadra italiane.

Chelsea ia ka ofruar huazimin e lojtarit dy ekipeve italiane, Napolit dhe Romës që janë në kërkim të një sulmuesi.

Michy Batshuayi. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Roma duket më favorite për ta marrë lojtarin, pasi napolitanët kanë zgjedhur Fernando Llorenten.

Giallorosët janë pajtuar të marrin në huazim belgun, por kërkojnë edhe mundësinë e blerjen në fund të sezonit.

Batshuayi pritet ta kompletoj huazimin në kryeqytetin italian gjatë 48 orëve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version