Site icon Telegrafi

Chelsea ia cakton çmimin Lukakut

Chelsea është duke nxituar që ta shesë Romelu Lukakun në këtë verë.

Sapo të përfundoi shitja e klubit, do të bëhen plane për edicionin e ri – në të cilat nuk është sulmuesi belg.

Lukaku është penduar me rikthimin në Stamford Bridge, por edhe The Blues janë të penduar që kanë paguar 115 milionë euro për ta marrë nga Interi.

Lexo po ashtu Barcelona projekton transferimin e Lukakut

Sipas asaj që raporton Sky Sport News, Chelsea po kërkon 75 milionë euro për kartonin e tij.

Kështu, Lukaku po e kërkon rikthimin te Nerazzurët, derisa ka edhe disa skuadra të tjera të interesuara për të.

Bëhet e ditur se edhe Barcelona po e kërkon transferimin e tij, derisa nuk përjashtohet as Milani. /Telegrafi/

Exit mobile version