Site icon Telegrafi

Chelsea ia cakton çmimin e largimit, skuadrat e mëdha pas Batshuayit

SINGAPORE - JULY 29: Michy Batshuayi #23 of Chelsea FC arrives during the International Champions Cup match between FC Internazionale and Chelsea FC at National Stadium on July 29, 2017 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)

Michy Batshuayi nuk është preferuar shumë nga ish- trajneri i Chelseat, Antonio Conte.

Kësisoj lojtari kishte vendosur të largohet në formë huazimi tek Borussia Dortmund.

Pas huazimit gjashtë mujor, Michy tani është në pronësi të skuadrës londineze.

Por Chelsea ka vendosur ta largojë përfundimisht lojtarin gjatë këtij afati kalimtar.

Ish-kampionët e Anglisë i kanë caktuar çmimin e largimit prej 40 milionë euro sulmuesit.

Michy Batshuayi duke festuar një gol në Kupën e Botës me Belgjikën. (Getty Images)

Borussia Dortmund mbetet ekipi favorit për transferimin e belgut.

Por në garë është futur edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

Trajneri Thomas Tuchel e vlerëson futbollistin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klunit transferimin e tij.

Gjithsesi për Batshuayin interesim kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Valencia, Atletico Madrid, Olympique Marseille dhe Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version