Telegrafi

Chelsea i hapur për huazimin e Armando Brojës, i cakton çmimin

Chelsea tani është i hapur për të lejuar që Armando Broja të largohet në formë huazimi, me kusht që të vijë me një tarifë të konsiderueshme dhe minutazh të garantuar.

Preferenca e tyre fillestare për një shitje ose huazim me detyrim blerje, me një tarifë që ata e gjykojnë të përshtatshme për një sulmues që e vlerësojnë shumë, mbetet e mundur.

Por, qëndrimi është bërë më fleksibël teksa afati kalimtar i transferimeve të janarit po afrohet drejt fundit.

Lexo po ashtu Wolves u refuzua, por një skuadër tjetër po bën përpjekjet e fundit për Armando Brojën

Nëse kushtet e Chelseat nuk plotësohen, ka një shans të mirë që 22-vjeçari shqiptar të qëndrojë në klub dhe të largohet gjatë verës.

Mediumi The Athletic raportoi të martën se Chelsea kishte refuzuar një qasje nga Wolverhampton Wanderers për yllin shqiptar, ndërsa Fulham është gjithashtu në mesin e ekipeve të interesuara.

Blutë e Londrës thuhet se i kanë vendosur edhe cmimin e huazimit prej gjashtë muajve Brojës, i cili ishte një zëvendësues i papërdorur në humbjen 4-1 të Chelseat ndaj Liverpooli mbrëmë.

Është gazetari Ben Jacobs, i cili raporton se Chelsea kërkon pesë milionë funte për huazimin prej gjashtë muajve të sulmuesit shqiptar dhe sot mund të ketë të reja në këtë drejtim. /Telegrafi/