Chelsea është në kërkim të një sulmuesi dhe kjo nuk është më një sekret.
Gjiganti anglez është në garë të fituar trofe duke përfshirë Ligën Premier dhe Ligën e Konferencës dhe synojnë të përforcohen në repartin ofensivë.
Nicolas Jackson ka bërë shumë mirë, megjithatë trajneri Enzo Maresca kërkon më shumë opsione në sulm dhe Benjamin Sesko është bërë prioritet për londinezët.
Sulmuesi slloven po bënë mjaftë mirë edhe në vitin e dytë te Leipzig dhe është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë.
Nga ana tjetër The Sun ka raportuar se Chelsea është e gatshme ta thyej klauzolën e lojtarit që është 65 milionë euro.
21-vjeçari në 23 ndeshje zyrtare këtë edicion me fanellën e Leipzig ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Përveç Chelseat në garë për të janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Arsenal, Man Utd dhe Bayern Munich. /Telegrafi/