Site icon Telegrafi

Chelsea gati ta shes Brojën dhe një sulmues tjetër për ta transferuar yllin e Atleticos

Samu Omorodion vazhdon të mbetet një nga objektivat e Chelseat në afatin kalimtar veror për ta përforcuar repartin e sulmit.

Sulmuesi spanjoll pëlqehet shumë nga The Blues të cilët janë të gatshëm t’i shesin dy sulmues për të financuar ardhjen e spanjollit në Stamford Bridges.

Sipas Fabrizio Romano, blutë aktualisht po punojnë për shitjen e Armando Brojës dhe David Datro Fofanës.7

Lexo po ashtu Mësohet arsyeja pse Armando Broja ende nuk është shitur nga Chelsea

Dy sulmuesit e rinj pritet të largohen nga Stamford Bridge këtë afat kalimtar, gjë që do të hapë një hapësirë ​​për Omorodion në skuadrën e Enzo Marescas.

Arsyeja pse Broja nuk ishte në skuadrën e Chelseat për përballjen me Real Madridin është sepse ai po përgatitet për një largim gjatë ditëve të ardhshme.

Lexo po ashtu Evertoni bën ofertë zyrtare për transferimin e Armando Brojës

Londinezët janë gati të paguajnë 40 milionë euro për Omorodion dhe Atletico janë të gatshëm ta shesin yllin spanjoll. /Telegrafi/ 

Exit mobile version