Tiemoue Bakayoko është rikthyer te Chelsea pas një viti huazim te Milani.
Mesfushori francez pati paraqitje mjaftë të mira te Milani, por Rossonerët nuk do ta blejnë kartonin e tij.
Trajneri Giampaolo nuk e preferon francezin në mesfushë, kësisoj që Bakayoko po shikon tjera mundësi.
Frank Lampard gjithashtu nuk e dëshiron atë te Chelsea dhe klubin londinez i ka vendosur çmimin e largimit.
Chelsea po kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë francezin.
Everton, Newcastle United dhe Olympique Marseille janë ekipet që kanë bërë oferta, ndërsa tani i mbetet lojtarit të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën. /Telegrafi/