Chelsea është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës, ende pa u hapur zyrtarisht.
Londinezët kanë nënshkruar me marokenin Hakim Ziyech, ndërsa pritet që gjatë ditëve të ardhshme të bëjnë zyrtare edhe transferimin e top sulmuesit gjerman Timo Werner.
Përveç kësaj Chelsea është gati të shpenzojë edhe në repartin defensivë ku Jan Oblak e Ben Chilwell janë objektivat kryesorë.
Sa i përket qendrës së mbrojtjes, Chelsea po planifikon ta rikthejë në skuadër holandezin Nathan Ake.
25-vjeçari është rritur ndjeshëm që nga largimi nga Chelsea tek Bournemouth dhe sot vlerësohet si një nga mbrojtësit qendror më të mirë në Ligën Premier.
Reprezentuesi holandez u largua nga Chelsea tri vite më parë për 22,5 milionë euro.
Ndërkohë tani Chelsea që po mendon rikthimin e tij duhet të shpenzojë dyfishin e kësaj shume për ta transferuar Aken në Stamford Bridges.
Për Aken interesim kanë shprehur edhe Liverpool e Manchester City, por holandezi preferon rikthimin te Chelsea ku ishte pjesë e klubit që nga grupmoshat e reja. /Telegrafi/