Site icon Telegrafi

Chelsea gati ta ofrojë Joao Felixin për të arritur te sulmuesi i Aston Villas

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka kërkuar bordit të klubit të sigurojë një sulmues të ri këtë afat kalimtar dimër, duke bërë Jhon Duran nga Aston Villa një nga objektivat kryesore.

Me ekipin duke kaluar një periudhë jo të mirë të rezultateve, Maresca beson se një golashënues i ri mund të ndryshojë gjendjen.

Nicolas Jackson është sulmuesi kryesor i Chelseat, por klubi konsideron se ai nuk ka arritur nivelin e pritur.

Prandaj, Duran, 21-vjeçari kolumbian, është bërë objektivi kryesor i Chelseat, me Aston Villa që janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre nëse vije një ofertë prej 80 milionë eurove.

Operacioni mund të përshpejtohet nga interesi i Aston Villa për Joao Felix, duke hapur mundësi për shkëmbime mes dy klubeve.

Duran gjithashtu dëshiron të luajë në një skuadër që garon në elitën evropiane dhe shikon mundësi të reja në Stamford Bridge.

Megjithatë, për të arritur te Duran, Chelsea duhet të përshpejtojë pasi në garë për sulmuesin janë edhe Arsenal dhe Al Nassr. /Telegrafi/

Exit mobile version