Skuadra angleze po mendon një ofertë të çmendur për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.
Trajneri italian, Antonio Conte ka pasur biseda me mesfushorin belg, pas konferencës për shtyp para ndeshjes së Euro 2016, Itali-Belgjikë.
Kjo konfirmohet nga rrjeti televiziv italian Premium Mediaset, i cili thekson se skuadra nga Stamford Bridge është e interesuar t’ia plotësoj dëshirën trajnerit italian, duke përgatitu një ofertë prej 45 milionë eurove.
Roma deri më tani kanë refuzuar të gjitha ofertat, duke përfshirë një që besohet të jetë me vlerë 35 milionë.
Ky largim do të jetë një goditje e rëndë për tifozët romak, pasi edhe mesfushori tjetër, Miralem Pjanic është në prag të bashkimit me rivalët e Juventusin për shifrën e 38 milionë eurove. /Telegrafi/