Telegrafi

Chelsea futet në garë për Billingham, gati oferta e lartë në janar

DORTMUND, GERMANY - SEPTEMBER 06: Jude Bellingham of Borussia Dortmund reacts during the UEFA Champions League group G match between Borussia Dortmund and FC Copenhagen at Signal Iduna Park on September 06, 2022 in Dortmund, Germany. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Jude Bellingham vazhdon të mbetet njëri nga mesfushorit e rinj më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori anglez po shkëlqen te Borussia Dortmund dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha botërore.

Dortmund gjatë afatit kalimtar të verës refuzoi disa oferta pasi nuk donin të hiqnin dorë nga ylli i tyre pas largimit të Haaland.

Megjithatë klubi gjerman vështirë se do tëmund ta mbajë në skuadër në janar anglezin për të cilin ka oferta të shumta.

The Sun ka raportuar se edhe Chelsea i është bashkuar garës për Bellingham dhe është gati që të bëj një ofertë mbi 130 milionë euro për reprezentuesin anglez.

19-vjeçari gjithmonë ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Angli dhe duket se janari do të jetë koha ideale pas botërorit.

Gjithsesi londinezët nuk do ta kenë aspak të lehtë për të nënshkruar me Bellingham, pasi pas tij janë vënë edhe Arsenal, Manchester City, Manchester United, Liverpool, PSG e Real Madrid. /Telegrafi/