Site icon Telegrafi

Chelsea me fitore bindëse ndaj Milanit

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Chelsea e ka regjistruar fitoren e parë në Grupin E të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur bindshëm Milanin (3-0) në Stamford Bridge.

Blutë e kishin të qartë se u nevojiteshin pikë për të shpresuar për një vend në fazën e eliminimit direkt dhe ia arritën qëllimit.

Pas një harkimi nga këndi të Ben Chilwell, Thiago Silva kërceu më lartë për të goditur me kokë, por i mrekullueshëm ishte portieri Ciprian Tatarusanu në pritjen e tij.

Megjithatë, topi nuk u pastrua si duhet dhe Wesley Fofana ishte në vendin e duhur, në kohën e duhur për ta realizuar golin e epërsisë (24’).

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Dhe për ta menaxhuar më mirë rrjedhën e takimit, vendasit e shënuan edhe golin e dytë përmes Pierre-Emerick Aubameyang (56’), i cili u asistua nga Reece James.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i tretë i nikoqirëve. Reece James pranoi një top nga Raheem Sterling dhe e nguliti në rrjetë (62’).

Këto ishin pikët e para të plota të Chelseat në Grupin E që është ngritur në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe Milani. /Telegrafi/

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1577742042842730496?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1577742042842730496%7Ctwgr%5E9101f4a8c1c23f5029ee8c170ba2bf20e4fce90b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffofana-kalon-chelsean-ne-epersi-ndaj-milanit%2F

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1577756718271963141?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1577756718271963141%7Ctwgr%5Ec0e5fee17f81bce2897fb8c50d47bae1d4a88c6d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fchelsea-dy-gola-te-shpejte-perballe-milanit%2F

Exit mobile version