Chelsea ka arritur të marr një fitore të madhe me rezultat të thellë 4-2 në udhëtimin e tyre te Wolverhamton Wanderers në ndeshjen e javës së pestë në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe tri gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 30-të dhe ishte mbrojtësi i ri Fikayo Tomori, i cili shënoi një supergol nga distanca për 0-1.
Pas këtij goli në skenë doli sulmuesi Tammy Abraham, i cili në minutën e 34-të shënoi për 0-2, ndërsa në minutën e 41-të për 0-3.
Në pjesën e dytë, përsëri Blutë e nisën ndeshjen më mirë duke thelluar edhe më shumë epërsinë me Abraham, që kompletoi het-trikun në minutën e 56-të për 0-4.
Pas këtij goli, Chelsea uli nivelin dhe i dha zemër vendasve që filluan sulmet duke shënuar dy gola, ndërsa edhe vet shënuan një tjetër.
Ishte Romain Saiss (69′) që shënoi për 1-4, Patrick Cutrone (85′) për 2-4, ndërsa Mason Mount (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 2-5.
Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e gjashtë me tetë pikë, ndërsa Wolves renditet i 18-ti me tri pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin Liverpoolin, ndërsa Wolves udhëton te Crystal Palace. /Telegrafi/
https://twitter.com/TweetingChop/status/1172881954817171456
https://www.youtube.com/watch?v=esw0tvAWeRg
https://twitter.com/ShadeOfLamps/status/1172903254696452097