Chelsea ka fituar 2-0 ndaj Aston Villës në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, The Blues kaluan në epërsi me anë të Mason Mount.
Por, Graham Potter ishte me fat që Kepa Arrizabalaga ishte në portë, pasi spanjolli bëri disa pritje mahnitëse.
One up at the break! 😁@WhaleFinApp | #AvlChe pic.twitter.com/Z8tFNlOurR
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 16, 2022
Në 45 minutat e dytë, Chelsea vazhdoi me lojë dominuese dhe me krijimin e rasteve, derisa në minutën e 65-të e vulosën fatin e ndeshjes.
Ishte Mount sërish, ai që shënoi për skuadrën londineze, tani nga gjuajtja e lirë, me një super gol.
Pas javës së 11-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 19 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të do ketë punë me Brentfordin. /Telegrafi/