Telegrafi

Chelsea fiton ndaj RB Salzburg, bën vend në mesin e 16 më të mirave të Evropës

Chelsea ka shënuar fitore ndaj  RB Salzburg si mysafir me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një vend në mesin e 16 më të mirave.

Londinezët e nisën më mirë takimin duke gjetur golin në mesin e pjesës së parë.

Mateo Kovacic shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës për 1-0.

Të dy skuadrat kishin raste të tjera në pjesën e parë, sidomos Chelsea, por që nuk arritën të shënonin.

Më të filluar pjesa e dytë vendasit arritën të shënonin për 1-1 me një kundërsulm të shpejtë, ku Junior Adamu gjeti rrjetën për 1-1.

Chelsea u lëshua në sulm për të gjetur golin e epërsisë sërish, ku Pierre Aubameyang dhe Jorghino nuk ishin të saktë.

Por nuk vonoi shumë dhe Chelsea arriti të shënojë më Kai Havertz që gjeti rrjetën për 2-1 me një super goditje.

RB Salzburg u mundua të barazojë deri në fund, por nuk ia arriti.

Chelsea tani ka 10 pikë dhe janë lider në grup, duke siguruar kalimin në fazën e eliminimi direkt. /Telegrafi/