Chelsea e ka mposhtur 2-0 Nottigham Forestin në kuadër të 1/32 së finales në FA Cup.
Skuadra londineze të dyja golat i shënoi në pjesën e parë, për ta siguruar kalimin në fazën tjetër të garës së dytë më të rëndësishme në Angli.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë në Stamford Bridge, Pedro Rodriguez e shërbeu mjaftë mirë Callum Hudson-Odoin që shënoi një gol të bukur.
Për golin e dytë të The Blues u përkujdes Ross Barkley (33’) e që doli të ishte goli i fundit i shënuar në këtë takim.
Në 45 minutëshin e dytë Chelsea kishte edhe disa shanse të mira për të shënuar, por që nuk arritën t’i konkretizonin ato.
Në anën tjetër, Nottingham shënoi golin e parë, mirëpo që ai u anuluar shkaku i pozitës jashtë loje.
Skuadra e Frank Lampard mori këtë fitore komode, ndërsa më vonë do të mësojë edhe emrin e kundërshtarit të radhës për rrethin tjetër në FA Cup. /Telegrafi/