Chelsea e ka mposhtur Burnleyn në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier me rezultat 3-0.
Skuadra e Frank Lampard e filloi mjaftë mirë ndeshjen në Stamford Bridge, duke krijuar raste të mira për gol.
Por, ishte minuta e 27-të atëherë kur Jorginho shënoi nga pika e bardhë për t’i kaluar kështu the Blues në epërsi.
Tammy Abraham (38’) më pas e dyfishoi epërsinë për Chelsean duke u shërbyer mjaftë mirë nga Recce James.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe një tjetër gol.
Callum Hudson-Odoi e trefishoi epërsinë për skuadrën nga veriu i Londrës me një asistim të Cesar Azpilicuetas në minutën e 49-të.
Anglezi shënoi golin e tij të parë në karrierë te Chelsea në kuadër të Ligës Premier edhe pse ka dy sezone që luan.
Pas javës së 22-të, Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 39 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme takohen me Newcastlen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lwzFrP9vgwY
https://www.youtube.com/watch?v=Fo1V7uCaHDk
https://www.youtube.com/watch?v=gzaKHtoA2OI