Site icon Telegrafi

Chelsea fiton edhe në “San Siro” ndaj Milanit, tani udhëheq grupin i vetëm

Chelsea ka shënuar fitore si mysafir i Milanit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në fillim të ndeshjes, Milani e nisi pak më mirë, por ishte një betejë që në fillim, dhe gjyqtari Dominik Siebert,  vendosi një kriter të tillë që ndante kartonë për çdo faull.

Situata më e diskutueshme ka ndodhur në minutën e 18-të, ku Fikayo Tomori tërhoqi Mason Mount nga pas, i cili ishte gati të gjuante në portën e ruajtur nga Ciprian Tatarusanu.

Ai akordoi penallti dhe e ndëshkoi Tomorin me karton të kuq direkt. Nga pika e bardhë ishte i saktë Jorginho që shënoi për 1-0.

Në minutën e 34-të, erdhi edhe goli i dytë, kur Mason Mount asistoi te Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi për 2-0.

Mount ka mundu  të shtojë rezultatin në minutën e 44-të, por gjuajtja e tij u prit nga  Tatarusanu.

Në pjesën e dytë Chelsea kishte një mori rastesh, por nuk ia arriti të shënojë.

Conor Gallagher dhe Aubameyang ishin ata që shpërdoruan rastet në këtë pjesë.

Chelsea tani me shtatë pikë është lider, ndërsa Milan mbetet me katër pikë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version