Chelsea ka fituar si mysafir i West Ham me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Ligës Premier.
Me këtë fitore Chelsea ka bërë një hap të madhe drejt Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur një rival direkt.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave doli të jetë e fortë, por jo me shumë raste shënimi.
Në pjesën e parë nuk kishte edhe aq raste, ku nga më i miri erdhi edhe goli.
Ishte Timo Werner që shënoi në minutën e 43-të pas një asistimi nga Ben Chilwell (1-0).
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1386005947034787848
Edhe në pjesën e dytë rastet më të mira i kishte Chelsea që rrezikoi me Werner dy herë, ndërsa një rast kishe Mason Munt.
Në minutën e 80-të, West Ham mbeti me dhjetë lojtari pasi Fabian Balbuena u ndëshkua me karton të kuq.
Deri në fund nuk kishte më raste dhe Chelsea mori fitoren e radhës që ua forcon pozitën e katërt me 58 pikë, ndërsa West Ham mbetet i pesti me 55 pikë. /Telegrafi/