Chelsea ka fituar në udhëtim te West Ham United me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Ligën Premier.
Ekipi i Enzo Marescas ka vazhduar me formën e mirë në Ligën Premier duke marrë edhe fitoren e tretë nga katër ndeshjen e fundit, pasi mposhti rivalët londinez.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua u lojë më të mirë dhe më bindëse nga Blutë, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë erdhi në minutën e katërt të ndeshjes me anë të Nicolas Jackson, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Jadon Sanchos.
I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 18-të për epërsinë 0-2, kësaj radhe nga asistimi i Moises Caicedo dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
Two up at the break! 👌#CFC | #WHUCHE pic.twitter.com/EXGzD2KDQZ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 21, 2024
Në pjesën e dytë, ekipet ishin të barabarta, duke krijuar raste të dyja, por më konkret ishin përsëri vetëm mysafirët, të cilët gjen edhe një herë rrjetën për të vulosur fitoren e madhe.
Ishte ylli i skuadrës, Cole Palmer, i cili në minutën e 47-të shënoi pas asistimit të Jackson për 0-3 dhe përkundër shumë rasteve deri në fund, ndeshja u mbyll me fitoren e Chelseat 3-0.
CHELSEA, CHELSEA, CHELSSEEEAAAA!!!#CFC | #WHUCHE pic.twitter.com/CuTBRKa3JA
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 21, 2024
Pas kësaj fitore, Blutë ngjiten në pozitën e dytë me 10 pikë, ndërsa Çekanët zënë vendin e 14-të me katër pikë.
Në ndeshjen e radhës, Chelsea e pret në shtëpi Brightonin, ndërsa West Hami udhëton te Brentfordi. /Telegrafi/