Telegrafi

Chelsea fillon bisedimet me agjentin e Haalandit

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror.

The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Borussia Dortmundi është i gatshëm që të shesë lojtarin, mirëpo kërkon një shumë të lartë.

Bëhet e ditur se skuadra gjermane po kërkon rreth 150 milionë euro plus bonuse për kartonin e lojtarit.

Thomas Tuchel ka kërkuar një qendërsulmues dhe Haaland është dëshira e tij e vetme për në fazën ofanzive.

Por, nuk do të jetë e lehtë marrëveshja me lojtarin, shkaku që kërkon të paktë 300 mijë euro në javë, për të pranuar kontratën. /Telegrafi/