Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush, ka folur rreth takimit të nesërm që do ta zhvillojnë ‘Reds’ ndaj liderit të Ligës Premier, Chelseat.
Ian Rush thotë se ndeshja e ardhshme e Liverpoolit në Ligën Premier kundër Chelseat është një mundësi kryesore që skuadra të lë prapa problemet e tyre të fundit, duke u kthyer përsëri në binar dhe të luftoj për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Tre ndeshjet e fundit kanë qenë shumë zhgënjyese për shkak të ekipeve kundërshtare që kemi humbur. Por, [kemi] një shans i madh tani kundër Chelseat, të përpiqemi dhe të kthehemi në normalitet”, ka thënë Rush për RTE, përcjell Telegrafi.
“Ndonjëherë njerëzit ndihet shumë të entuziazmuar. Në fillim të sezonit kam thënë se nëse Liverpool mund të përfundojë në top katërshe dhe të fitojë një trofe ky do të jetë një sezon fantastik. Qëllimi kryesor është për të përfunduar ende në atë katër lartë”.
“Chelsea duket me të vërtetë si favoriti më i fortë për të fituar ligën dhe ua them të vërtetën. Puna e Liverpoolit është për të qëndruar në top katërshe”, përfundoi legjenda e Liverpoolit. /Telegrafi/