Skuadra angleze, Chelsea ka parakaluar të gjithë në garë për yllin brazilian të Shakhtar Donetsk, Bernard, i cili mund të transferohet gjatë këtij afati kalimtar.
25-vjeçari brazilian, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit dhe si sulmues i dytë e ka lënë skuadrën ukrainase gjatë kësaj vere.
Kjo pasi kontrata e tij me Shakhtarin përfundoi dhe si lojtar i lirë që është ka tërhequr të paktën 12 oferta nga skuadra të ndryshme.
Monaco, Benfica, West Ham, Leicester City, Wolfsburg dhe Palmeiras thuhet se janë disa nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.
Por, reprezentuesi i katërmbëdhjetëfishtë i kombëtares së Brazilit do të preferonte një lëvizje në Stamford Bridge.
Sipas mediumit Globesporte, Chelsea janë favoritë për të transferuar ish-yllin e Shakhtarit, Bernard, si një transferim të lirë.
Bernard muaj më parë u përfol edhe për një transferim të tij te gjigantët italianë, Interi, por Nerazzurrët tani kanë tjerë objektiva. /Telegrafi/