Chelsea ka shënuar fitore ndaj West Ham me rezultat 2-0, për të kaluar në pozitën e tretë.
Njëri nga derbit e Londrës, dhuroi ritëm, raste të shumta dhe dy super gola të realizuar nga Eden Hazard.
N’Golo Kante ishte i pari që rrezikoi, por goditja e tij shkoi mbi shtyllë.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli. Belgu Eden Hazard shënoi gol të bukur për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Zhvillohej minuta e 24-të kur belgu mori një top në mesin e fushës dhe shpërtheu në mes të mbrojtjes së ‘çekanëve’ për të shënuar për 1-0.
Gol mjaft i bukur pasi me disa lëvizje i kaloi katër lojtarë, duke u vlerësuar lartë nga të gjithë, si një nga golat më të bukur këtë edicion.
Different class @hazardeden10 https://t.co/XI4w8LskBT
— Kris (@kris1179) April 8, 2019
Pas një minute edhe Higuain lëshoi rast të bukur, duke e goditur shtyllën.
Hudson-Odoi dhe Higuain lëshuan po ashtu raste të mira në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë West Ham u ringjall, duke radhitur disa raste.
Aaron Cresswell gjuajti bukur, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 83-të ka mundur të barazohet rezultati kur Arnautovic goditi, por Kepa ishte në vend.
Në fund Giroud kishte dy raste të mira, por në asnjërën nuk e qëlloi cakun.
Në minutën e fundit Eden Hazard gjuajti bukur për ta dërguar rezultatin në 2-0.
https://twitter.com/George_020/status/1115355995918807045
Pas kësaj fitoreje Chelsea arrin në kuotën e 66 pikëve në vendin e tretë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se sa ndjekësit, Tottenham, Arsenal dhe Manchester United. /Telegrafi/