Telegrafi

Chelsea është gati të testojë vendosmërinë e Liverpoolit me një ofertë befasuese për Salah

Klubi londinez, Chelsea është gati të testojë vendosmërinë e Liverpoolit për sulmuesin e tyre egjiptian, Mohamed Salah.

Me marrëveshjen e tij aktuale tashmë brenda 18 muajve të fundit, bisedimet për kontratën e re me Liverpoolin janë zvarritur.

Sipas Goal.com, nuk ka asnjë garanci që Salah dhe Liverpool të arrijnë një marrëveshje dhe në vend të kësaj situata ka nxitur interesin e rivalëve evropianë.

Lexo po ashtu Lovren pyetet për kontratën e Salah me Liverpoolin, kroati përgjigjet me një mesazh të koduar

Ish-klubi i Salah, Chelsea po harton planet për të bërë një ofertë befasuese për kapitenin e Egjiptit.

Salah gjatë kohës sa ishte lojtar i Bluve

Megjithatë, transferimi i egjiptianit nuk do të jetë i lehtë pasi klube si Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuar.

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp tha javën e kaluar se Salah dëshiron të qëndrojë dhe ata gjithashtu duan që ai të qëndrojë, por pavarësisht fjalëve të gjermanit, negociatat nuk kanë asnjë përparim. /Telegrafi/