Chelsea mund të përdorë Michy Batshuayi si një hap të madh në një marrëveshje për yllin amerikan të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.
Dortmundi është i gatshëm të bëjë një ofertë për Batshuayi, i cili ka impresionuar që kur u bashkua në fund të janarit nga Chelsean në huazim.
Sulmuesi belg ka shënuar pesë gola në tre ndeshje dhe ka bindur menjëherë drejtuesit e klubit milioner gjerman.
Chelsea refuzoi të shesë sulmuesin reprezentuesin e Belgjikës në janar, por mund të jetë i hapur për të negociuar largimin e Batshuayi në verë.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, Blutë do t’ia hapnin derën largimit të belgut në rast se lejohen të nënshkruajnë me amerikanin Pulisic.
Reprezentuesi i SHBA-ve konsiderohet si një nga adoleshentët më të talentuar në futbollin botëror në këtë moment dhe interesimi për të është i madh.
Pulisic ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Manchester United dhe Liverpool që kanë bërë hetimet e para për të, pasi amerikani është i aftë të luaj në tri pozitat pas sulmuesit kryesor.
Klubi gjerman, Dortmund, mendohet se kërkon së paku 100 milionë euro për shërbimet e tij, por në rast përfshirje të Batshuayit në ofertë, ky çmim mund të përgjysmohet. /Telegrafi/