Site icon Telegrafi

Chelsea është gati ta ulë çmimin e sulmuesit Abraham

Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka të ngjarë të ulë çmimin e kërkuar për sulmuesin anglez, Tammy Abraham, i cili pritet të largohet këtë verë.

Blutë fillimisht kishin vendosur një çmim prej 40 milionë funtesh për qendërsulmuesin anglez përpara afatit kalimtar të verës.

Por, interesi minimal i shfaqur për Abrahamin, veçanërisht me atë çmim, ka bërë që drejtuesit të marrin vendim për të ulur tarifën e kërkuar për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Tammy Abraham përfundon në radarin e Arsenalit

Arsenali, West Ham United dhe Aston Villa janë ndër skuadrat që shikojnë Abrahamin aktualisht, por nuk janë gati ta paguajnë shifrën e kërkuar.

Sipas mediumit The Sun, Chelsea ka ulur tashmë kërkesat e tyre në 35 milionë funte, por edhe ky çmim duket i lartë.

Ekipi nga Stamford Bridge mund të duhet të shkojë edhe më poshtë nëse asnjë klub nuk tregon gatishmërinë për të paguar këtë tarifë për Abrahamin. /Telegrafi/

Exit mobile version