Chelsea është gati ta shesë Alvaro Moratan muajin e ardhshëm, sipas burimeve të mediave spanjolle.
Morata nuk është duke i kaluar ditët e tij më të mira në Stamford Bridge.
Kjo pasi sulmuesi spanjoll ka mbetur si zgjidhje e dytë apo edhe e tretë e sulmit të skuadrës londineze.
Morata mbeti në bankë nga trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, në fitoren e djeshme ndaj Manchester Cityt, me sulmuesin që nuk e luajti asnjë minutë.
Kështu, mediat në Spanjë raportojnë për një largim të ish-sulmuesit të Realit nga Chelsea.
Fernando Evangelio i mediumit Cadena Cope raporton se Chelsea tani e kanë vënë Moratën në listën e tyre të largimeve.
Sarri ka insistuar se është i përgatitur të vazhdojë të punojë me sulmuesin, por vendimi i shitjes është bërë nga drejtuesit e klubit.
Bordi i Chelseat ka rënë dakord të dëgjojë ofertat për Moratan gjatë afatit kalimtar të dimrit, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë rreth 50-60 milionë euro. /Telegrafi/