Chelsea ende ka shpresë për nënshkrimin e Edinson Cavani nga Paris Saint-Germain, pasi Atletico Madridi tërhoqi interesin e tyre për sulmuesin.
Blutë janë gjithashtu të interesuar për sulmuesin e Napolit, Dries Mertens, por ata kanë pasur një ofertë të refuzuar nga klubi i Serie A.
Cavani dukej i destinuar të nënshkruajë për Atleticon, por marrëveshja thuhet se ka rënë tashmë.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, kjo i ka dhënë shpresë Chelseat që ata të mund të fillojnë të kërkojnë reprezentuesin uruguaian.
Manchester Unitedi ka qenë gjithashtu i lidhur me sulmuesin 32-vjeçar. /Telegrafi/