Telegrafi

Chelsea eliminon me shumë mund Leeds dhe kalon në çerekfinale të FA Cup

Chelse ka kaluar në çerekfinale të FA Cup, pasi ia doli të eliminonte me shumë mund Leeds United me rezultat 3-2.

Të parët që shënuan ishin mysafirët, që realizuan në minutën e tetë nëpërmjet Joseph.

Por, Blutë u këndellën shpejtë, duke shënuar me anë të Nicolas Jackson në minutën e 15-të, me Moise Caicedon që ishte asistuesi.

Në minutën e 37-të, Mykhaylo Mudryk realizoi për 2-1, ndërsa u asistua prej Raheem Sterling.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një dramë e vërtetë.

Joseph shënoi sërish për Leeds United, tani për rezultatin 2-2, ndërsa Anthony ishte përsëri asistuesi në minutën e 59-të.

Chelsea u mundua deri në fund që të rikthente epërsinë dhe këtë e arriti me anë të Conor Gallagher që realizoi në minutën e 90+1-të. /Telegrafi/